Barrikadat e reja pengojnë gjyqtarët që të shkojnë tek objekti i gjykatës në veri, kalojnë në jug (VIDEO)

by admin
Spread the love

Nga Lagja e Boshnjakëve drejt qendrës së Mitrovicës së Veriut e anasjelltas, të martën s’mund të kalohej si një ditë më parë.

Rruga kryesore, afër shkollës teknike u barrikadua gjatë natës. Pos në atë vend, me kamionë u bllokua edhe ura tek Kërshi i Dudës, që lidhet me magjistralen që çon për në Zveçan, njofton Klan Kosova.

Këto bllokada në ditën e 18 të barrikadimit, i pamundësuan stafit të Gjykatës së Mitrovicës shkuarjen në objektin që ndodhet në veri.

Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve thanë se e kanë frekuentuar shumë udhën e bllokuar.

Më vështirë qarkullimin tash e kanë banorët serbë, meqë kamionët janë vendosur skaj banesave ku jetojnë ata e të cilët kalojnë shpesh andej.

Lëvizja po bëhej kryesisht në këmbë, derisa ata me makina i binin kah rrugët alternative.

You may also like