Barjami premton spektakël në Evropian: Të japim maksimumin këto 3 mua, në Gjemani do të japim golat

by admin
Spread the love

Pritshmëritë ishin të larta, megjithatë fusha e blertë tregoi sërish se Shqipëria e ka tepër të vështirë, ndaj “gjigantëve” të futbollit evropian. Kësaj radhe, “Legjionarët” pësuan një tjetër humbje, të tretën që nga ardhja e teknikut Sylvinho, ku si kundërshtarë ishin “Vikingët” e Suedisë, me “skandinavët” që arritën fitoren 1 me 0, në “shtëpinë” e tyre, “Friends Arena”.

Pas ndeshjes, një koment të shkurtër për mediat e bëri edhe “fantazisti” i mesfushës, Nedim Bajrami, i cili u shpreh se këtë të hënë zhvilluan një ndeshje të mirë por futbolli kështu e ka, e më tej në fjalët e tij u premtoi tifozëve të “Legjionarëve”, se golat do të vijnë në Kampionatin Evropian, në Gjermani..

“Lojën e parë me Kilin e dinim që është një kundërshtar dhe pësuam dy gola që nuk duhet ti merrnim. Sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, të gjithë çunat që kanë luajtur. Kështu është niveli i lartë, ata kanë bërë një kros dhe një gol, por dhe ne patëm rastet. Goditjet nga jashtë, kështu e ka futbolli duhet të ushtrohem më shumë dhe në Evropian do të japim golat.

Mund të luaj të dy rolet aty ka nevojë trajneri, më pëlqen të luaj më shumë si mesfushor ofensiv, por ska problem për mua, jam aty ku ka nevojë Sylvinho. Besoj kemi kohë për Evropianin dhe duhet të japim maksimumin këto 3 muaj dhe besoj do të jemi të gjithë gati”,- tha pas humbjes, në “Friends Arena”, “ylli” i Sassuolo. /i.m /abcnews.al

You may also like