Bardhi: Erzeni duhet të jetë me këmbë në tokë, kemi rezerva për golin e anuluar

by admin
Spread the love

Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani nuk është prononcuar pas barazimit në derbin përballë Teutës dhe në vend të tij për Oversport dhe folur sekretari i klubit shijakas Krenar Bardhi.

“Është një hap para, pavarësisht rezultatit. E nisëm lojën qetë, ndërsa në pjesën e dytë dominuam. Goli i anuluar duhet parë dhe analizuar, por ne kemi rezervat tona për atë gol të anuluar. E kemi thënë që Erzeni është me këmbë në tokë, por optimist.

Rezultatet e mira të javëve të para nuk duhet të na bëjnë euforik, por duhet të vazhdojmë me këto rezultate edhe në ndeshjet e ardhshme, që të arrijmë objektivat tona. Nuk duam të nxitohemi, objektivi unë është rezultate të mira në fushën e blertë, pavarësisht padrejtësive, impenjimi ynë nuk zbehet”, ka thënë Bardhi. /Oversport.tv

You may also like