Barcelona regjistron rekord të ardhurash – Shqip

by admin
Spread the love

Rritje me 4% në krahasim me vitin para pandemisë

Pavarësisht situatës komplekse ekonomike, Barcelona ka shënuar një rekord historik të ardhurash në sektorin tregtar të klubit. Katalanasit kanë tejkaluar me 4% të ardhurat e sezonit të fundit para pandemisë Covid-19.

Për herë të parë në histori, klubi spanjoll ka regjistruar të ardhura prej 97.6 milionë Euro dhe më shumë se një milion bileta të shitura gjatë gjithë sezonit.

Po kështu, Barcelona e ka mbyllur këtë kampionat me një rritje prej 54% të shitjeve në dyqanet fizike, veçanërisht uniforma të skuadrës së futbollit të meshkujve.

Një rekord ishte edhe ai në të ardhurat nga sponsorët e rinj si Spotify dhe të gjithë marrëveshjet që ka sjellë ky akord. Edhe në aspektin e marketingut televiziv, Barcelona ka regjistruar shifra të larta.

Këto rritje nuk kanë të bëjnë vetëm me ekipin e futbollit të meshkujve, por edhe të femrave si edhe ekipi i basketbollit në të dy kategoritë.

Tv Klan

You may also like