Barcelona pranë Aubameyang, dështojnë tratativat me PSG për Dembele

by admin
Spread the love

Pierre-Emerick Aubameyang është shumë pranë transferimit tek Barcelona. Sipas konfirmimeve që vijnë nga Anglia vazhdojnë tratativat mes dy klubeve.

Lojtari do të vijë në formë huazimi nga Arsenali, por aktualisht po diskutohet nëse spanjollët do të paguajnë të gjithë pagën e sulmuesit apo vetëm një pjesë të saj.

Për sa i përket aksit Barcelonë-Paris, sipas mediave spanjolle Juan Bernat ka refuzuar të transferohet në LaLiga, po ashtu edhe Icardi, duke lënë në Spanjë sulmuesin Ousmane Dembélé, që pritej të transferohej tek PSG.

Barcelona po mundohet të shesë Dembélé në këto orë të mbetura, por situata me sulmuesin francez vazhdon të jetë e komplikuar. / Oversport.tv

You may also like