Barcelona nuk ka ndërmend të ndalet, katalanasit kërkojnë mbrojtësin e Bilbaos

by admin
Spread the love

Barcelona nuk ka ndërmend të ndalet në merkato dhe katalanasit kanë piketuar një tjetër objektiv në kampionatin spanjoll.

Inigo Martinez është dëshira e trajnerit Xavi Hernandez për të përforcuar sërisht repartin e prapavijës. Pavarësisht se klubi siguroi Jules Kounde nga Sevilla, blaugranët synojnë të rrëmbejnë një tjetër lojtar nga La Liga, konkretisht te Athletico Bilbao.

Klauzola e largimit të Martinez nga Bilbao është tepër e lartë, rreth 80 milion euro, megjithatë drejtuesit e Barcelonës mund të përfitojnë, për shkak se lojtari është në vitin e fundit të kontratës.

Ndërkohë, Martinez po përballet me një shans unik për të luajtur me një klub të madh dhe gjithashtu të marrë pjesë në Champions League, pavarësisht moshën së tij 31-vjeçare.

Mbrojtësi është i lumtur në Bilbao, por ai është i vetëdijshëm se kjo mund të jetë një mundësi që vjen një herë në jetë. Spanjolli është pjesë e Athletico Bilbao që prej vitit 2018 dhe në sezonin e fundit mbrojtësi në La Liga zhvilloi 27 ndeshje dhe shënoi tre gola.


Top Channel

You may also like