Barcelona lëshon në verë yllin e mbrojtjes, ja sa kërkojnë katalanasit nga Bajerni i Mynihut

by admin
Spread the love

Gazeta spanjolle “El Nacionale” ka dhënë lajmin e madh për Tomas Tuhel në lidhje me Ronald Arauho. Sipas burimit në fjalë, vështirësitë ekonomike e kanë bindur bordin që të heq dorë përfundimisht nga shërbimet e mbrojtësit uruguaian në përfundim të sezonit aktual.

Nëse oferta e Bajern Mynih apo klubeve të tjera të interesuar për futbollistin me tipare defensive shkon mbi 80 mln euro, atëherë katalanasit do të i japin “dritën e gjelbër” zhvendosjes.

Tuhel është i fiksuar pas Arauhos dhe e vendosi në krye të listës së transferimeve të dimrit, por kapitali i kushtëzuar ia bëri të pamundur, sikurse refuzimi kategorik i kampionëve spanjollë që ta humbasin në mes të sezonit qendrën e prapavijës së skuadrës së tyre.

Nëse Tuhel i “mbijeton” kritikave dhe arrin objektivat sezonal në Mynih, pritet që shefat e gjermanëve të bëjnë një tjetër “çmenduri” në merkato, pas Herri Kejnit. “Transfermarkt” e vlerëson kartonin e 24-vjeçarit jo më shumë se 70 mln euro.

PANORAMASPORT.AL

You may also like