Barcelona konfirmon lëndimin e Ansu Fatit, ja sa mungon

by admin
Spread the love

Skuadra e Barcelonës e ka konfirmuar lëndimin të sulmuesit 18 vjeçar, Ansu Fatit, shkruan Insporti.

Fati u detyrua të largohej në pjesën e parë pasi u tërhoq për të ndjekur një top të lirë.

Barcelona tani ka konfirmuar një lëndim të muskulit të kofshës pas testimeve nga ekipi mjeksor i klubit para ndeshjes.

Klubi nuk ka vendosur një kohë të vlerësuar për rikuperimin e tij, me vlerësimet fillestare që lënë të kuptohet se ai do të jetë jashtë fushave për së paku 5 javë.

Fati ka humbur pjesën më të madhe të 12 muajve të fundit për shkak të një lëndimi të rëndë në gju, por ai ka katër gola në rikthimin e tij në fushë në 2021/22.

You may also like