Barcelona i jep leksion rivalëve të Atletico Madrid dhe i merr vendin e katërt

by admin
Spread the love

Barcelona ka mposhtur me rezultatin 4-2 Atletico Madrid dhe i ka marrë vendin e katërt në tabelën e klasifikimit. Katalanasit bënë një ndeshje fantastike, që u shoqërua me gola mjaft të bukur, sidomos ai i Jordi Alba.

Skuadra e Simeone e nisi mirë ndeshjen, pasi shënoi që në minutën e tetë nga Carrasco. Sulmuesi nuk fali nga brenda zone dhe u mendua se Atletico do të shkonte drejt fitores. Gjithsesi gjërat ndryshuan shumë shpejt, pasi Jordi Alba me një eurogol vendosi baraspeshën për dy minuta.

Barcelona nuk e uli marshin dhe me anë të Gavi, me një goditje me kokë, e përmysi ndeshjen. Atletico u shokua, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë mbrojtësi Araujo realizoi edhe golin e tretë.

Katalanasit vazhduan me të njëjtin ritëm në pjesën e dytë dhe Dani Alves, pas asistit te gola i Jordi Alba, shënoi edhe vetë një gol fantastik dhe Barcelona e pa veten në epërsinë e tre golave. Praktikisht Atletico Madrid kishte kapitulluar, edhe pse ia doli të shënonte me Luis Suarez edhe një gol tjetër.

Më parë ishte luajtur edhe Valencia-Real Sociedad, që përfundoi në barazim 0-0. Baskët morën vetëm një pikë kështu dhe baskët mbajnë vendin e gjashtë me 35 pikë në klasifikim, një më pak se Aletico Madrid që ndodhet mbi ta.

LALIGA – JAVA 23
Barcelona-Atletico Madrid 4-2
Shënues:
Alba 10’, Gavi 21’, Araujo 43’, Alves 49’ / Carrasco 8’, Suarez 58’

Valencia-Real Sociedad 0-0

/ oversport.tv

You may also like