Barcelona fiton derbin ndaj Atletico Madridit, vendos goli i Joao Felix

by admin
Spread the love

Gjiganti katalunas Barcelona e ka fituar derbin ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-0 që u zhvillua në kuadër të javës së 15-të në La Liga.

Në minutën e 28-të, Joao Felix që është në huazim te klubi katalanas, ndëshkoi skuadrën e tij Atletico Madridin, për rezultatin 1-0 dhe festoi golin duke hipur mbi pjesën e reklamave rreth fushës.

Në minutën e 81-të, Memphis Depay lëshoi një goditje të fuqishme, por Pena ishte sërish në vendin e duhur.

Pas javës së 15-të, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 34 pikë, katër më pak se Real Madridi dhe Girona.

Në xhiron e 16-të takohet pikërisht me këta të fundit.

You may also like