Barcelona do të zhvillojë së shpejti bisedime me Man Cityn dhe Atleticon për Joaon

by admin
Spread the love

Afati kalimtar i verës është ende më shumë se gjashtë muaj larg, por Barcelona tashmë ka filluar përgatitjet e saj për të.

Planet kryesore të klubit sillen rreth mbajtjes së përhershme të Joao Cancelo dhe Joao Felix.

Të dy iu bashkuan Barcelonës në formë huazimi për këtë sezon. Cancelo nga Manchester City, kurse Felix nga Atletico Madridi.

Futbollistët portugezë po luajnë rol të rëndësishëm, andaj Barcelona synon të kompletojë transferimet e tyre verën e ardhshme,  pavarësisht nga problemet e tyre financiare të vazhdueshme.

Joan Laporta, presidenti i klubit, ka folur për këtë çështje, dhe ai konfirmon se Barcelona do të bisedojë me Man Cityn dhe Atletin në javët dhe muajt e ardhshëm për të arritur një marrëveshje.

“Sigurisht që ne jemi të interesuar të mbajmë ‘Joaos’ në Barcelonë. Ne planifikojmë t’i kemi këto negociata së shpejti sepse Deco po planifikon mënyrën më të mirë për të negociuar. Siç e dini, Atletico Madrid dhe Manchester City janë dy klube me të cilat ne kemi një marrëdhënie të mirë”, deklaroi Laporta.

Si Cancelo, ashtu edhe Felix, kanë treguar një dëshirë të fortë për Barcelonën dhe zyrtarët e klubit do e përdorin atë gjatë negociatave.

You may also like