Barcelona dhe Inter në negociata të avancuara për shkëmbimin e bujshëm të janarit

by admin
Spread the love

Mediumi katalunas ‘Sport’, raporton se tre klube janë duke punuar që kjo marrëveshje të arrihet në afatin kalimtar dimëror.

Barcelona, Inter dhe Sevilla janë duke bashkëpunuar që Sanchez të rikthehet në “Camp Nou”, derisa De Jong do t’i bashkohet Interit.

Holandezi është huazim te Barcelona, ku nuk është në planet e Xavit, derisa Inter çuditërisht e pëlqen futbollistin dhe Sevilla nuk kundërshton këtë lëvizje.

Kiliani nga ana tjetër është i lumtur te Inter, por nëse i ofrohet mundësia që të veshë sërish fanellën blaugranase assesi nuk do e refuzojë, ngase kohën më të mirë e kaloi te skuadra spanjolle.

Këtë edicion, Sanchez për Interin ka shënuar dy gola dhe dhuruar tre asistime, derisa problemi kryesor mbetet paga e lartë.

You may also like