Barcelona “çlirohet” nga mesfushori, zyrtarizimi këtë të hënë

by admin
Spread the love

Franck Kessié do të jetë lojtar i Barcelonës edhe për pak orë. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ndodhet në Paris, ku po finalizon detajet e kalimit tek Al-Ahli.

Barça i ka dhënë leje që të mos marrë pjesë në stërvitjet e ekipit dhe të finalizojë largimin e tij në futbollin saudit.

Largimi i ish-mesfushorit të Milanit duhet të shërbejë në mënyrë që Barça të mund të përshpejtojë regjistrimin e lojtarëve që janë ende në pritje, si dhe të bëjë manovra të tjera në tregun e transferimeve.

Në mungesë të detajeve të transferimit, disa informacione bëjnë me dije se skuadra arabe do të paguajë rreth 20 milionë euro për Kessié-n.

Vetë lojtari do të përfitojë rreth 10 milionë euro në sezon. Zyrtarizimi i marrëveshjes mund të bëhet këtë të hënë.


Top Channel

You may also like