Barcelona bën ligjin në El Clasico, Aubameyang hap dhe mbyll festën

by admin
Spread the love

Spektakël në El Clasico dhe këtë herë e bën Barcelona në “Santiago Bernabeu”. Real Madrid as që ishte në fushë. Humbja 0-4 flet qartazi, pavarësisht shkëndijës së minutave të para të Rodrigo që e ndali portieri Ter Stegen.

Aubameyang shkëlqeu në El Clasicon e parë, edhe pse mund të kishte shënuar më shumë se dy gola. Në minutën e 13-të bëri mrekullinë portierit Courtuis, kur e ndali pas një goditjeje brenda zonës së rreptësisë. Më pas Ferran Torres tentoi golin, por pa sukses.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 29-të, kur Dembele i dha krosimin perfekt Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni me kokë e çoi topin drejt e në rrjetë. Pak minuta më pas ai e vuri sërish në provë portierin e Real Madrid.

Kryesuesit e kampionatit kishin një mundësi me Vinicius Junior, i cili u vonua në goditje dhe më pas përfundoi i shtrirë. Braziliani kërkoi penallti, por e kishte të kotë. Barcelona i dha Realit nj ëtjetër goditje, me Araujo që me kokë nuk fali pas një krosimi nga këndi.

Ekipi i Xavi shkoi në pushim me dy gola epërsi. E dyta nisi me një rast të Ferran Torres, i cili goditi jashtë i vetëm me portierin. Një minutë më pas nuk fali dhe Real Madrid aty kapitulloi. Festa nuk kishte mbaruar dhe mendoi ta mbyllte ai që e hapi, Aubameyang, me golin e katërt.

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Ferran Torres mund të kishin shënuar edhe më shumë, por nuk realizuan dot gol tjetër. 4-0, mjaftueshëm për Barcelonën dhe tifozët e saj, që çmontuan Real Madrid në tempullin e saj. / oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter

You may also like