Barça, opsioni i parë për portugezin e City-t, por kujdes PSG-në

by admin
Spread the love

Siç raportohet nga Catalunya Ràdio, Bernardo Silva praktikisht ka vendosur të largohet nga Manchester City këtë verë dhe si opsion kryesor ka kalimi te Barça.

Portugezi, i cili do të mbushë 30 vjeç këtë verë, nënshkroi në rinovimin e tij të fundit me Manchester City-n një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, që mund të jetë e përballueshme për “Blaugranat”.

Bernardo Silva, me familje në Barcelonë, ka si prioritet ekipin e Barçës dhe La Ligan. Por Barça ka konkurrencë, sidomos nga Paris Saint Germain.

Në programin Tot Costa në Catalunya Rádio, gazetari Oriol Doménech siguroi se klubi francez u përpoq ta blinte kartonin e portugezit sezonin e kaluar dhe do të kthehet në garë për të edhe këtë verë.

Çelësi mund të jetë në duart e Jorge Mendes, agjent i futbollistit dhe me një marrëdhënie të shkëlqyer me Decon dhe Joan Laporta.

You may also like