Barcelona dëshiron që Joao Cancelo të vazhdojë me skuadrën e Barçës edhe sezonin e ardhshëm.
Cancelo i përket Manchester City-t dhe ajo që ata duan është shitja e futbollistit, çmimi i të cilit në treg varion nga 25 deri në 30 milionë euro.
Barcelona, përmes Joan Laporta, ruan një marrëdhënie të shkëlqyer me Jorge Mendes, agjentin e lojtarit.
Ata takohen shpesh dhe një nga temat e bisedës është të shihet se si Cancelo mund të vazhdojë te Barcelona.
Si lojtari ashtu edhe Barcelona besojnë se është e mundur që City të pranojë më në fund propozimin për një huazim të ri.
Është evidente se marrëdhënia e lojtarit me Guardiolën nuk është më e mira.
Mjafton t’i hidhni një sy deklaratave të fundit të mbrojtësit kur ai flet për marrëdhënien e tij me trajnerin spanjoll