“Barça favorite në LaLiga”, ish-futbollisti: Yamal zbulimi i vitit!

by admin
Spread the love

Barcelona është kampionia në fuqi e Spanjës teksa edhe këtë sezon blaugranat e trajnerit Xavi Hernandez do të mundohen të mbrojnë fronin e të lejnë pas Real Madrid.

Për ish-futbollistin e Valencias, Gaizka Mendieta janë pikërisht katalanasit favoritët për trofeun e LaLigas. Nga ana tjetër, Mendieta shprehet se Yamal do të jetë zbulimi i vitit.

“Mendoj se Barcelona është favorite për titullin në LaLiga. Skuadra është përmirësuar nga sezoni i kaluar, edhe pse shoh një garë të fortë me dy madrilenët, Real dhe Atletico.

Si zbulimin e këtij viti shoh Lamine Yamal, është vetëm 16-vjeçar dhe është një lojtar i pabesueshëm. Ka një kapacitet të jashtëzakonshëm sa i takon aftësisë për të kuptuar pozicionin e tij në fushë”, u shpreh Mendieta./Supersport


Top Channel

You may also like