Barazimi me Atalantën e Gjimshitit, Pioli: Mëkat për këtë rezultat, arbitrat ranë në grackën e futbollistit

by admin
Spread the love

Janë 45 barazimet në Serinë A mes Milanit dhe Atalantës, çka e bëjnë këtë të fundit rivalin me të cilën kuqezinjtë kanë barazuar më shumë në historinë e tyre. Sidoqoftë, kjo pak i intereson Stefano Piolit që pas pikës së marrë dje në “San Siro” foli në konferencë për shtyp duke analizuar paraqitjen e të tijve.

NDESHJA – “Skuadra mu duke mirë. Vinim nga një kualifikim i rëndësishëm dhe e dinim se kjo ishte një ndeshje e rëndësishme për katër vendet e para. Bëmë mirë në shumicën e ndeshjes dhe ndoshta do të kishim merituar diçka më shumë, aq më tepër që po bëjmë dy javë pa fituar.”

LEAO – “Ka qenë i rëndësishëm edhe kur nuk shënonte. Sipas meje sot bëri paraqitjen më të mirë të sezonit për sa i përket konsistencës. Ai ka pasur gjithmonë lojërat e tij, por këtë mbrëmje i ka bërë me një vazhdimësi të rëndësishme dhe me një punë të shkëlqyer në fazën e mbrojtjes. Gjithçka vjen nga ai dhe mentaliteti i tij. Ai do të duhet të përpiqet gjithmonë të jetë ky lloj lojta ri sepse i ka mundësitë”.

PENALLTIA – “Shumë pak, për dy gjëra: Holm vendos duart në fytyrë e në kokë dhe nuk është aty ku u godit. Dhe kjo është diçka që nuk është e bukur. Dhe pastaj është shumë pak për metrin e Daniele Orsatos, jo vetëm sot, ai është absolutisht arbitri që jep më pak penallti. Është shumë pak, sepse Zhiru nuk bën asgjë, pastaj duket një lojtar me duart ne fytyrë… Epo i lumtë sepse bëri një veprim që detyroi VAR-in të rishikonte aksionin. Nëse Holm nuk do të ishte hedhur në tokë, arbitrat nuk do të kishin shkuar ta shihnin më. Mëkat i madh.”

VETBESIM – “Sonte Milani ndërtoi vetëbesim dhe kështu duhet të jetë. Zhvilluam një ndeshje të nivelit të lartë, me qëndrim teknik dhe mendor. Duhet të na japë forcë sepse javët e ardhshme do të jenë sfiduese dhe me vështirësi për të gjithë. Të mërkurën nuk bëj tifo për askënd (referenca ndaj Inter-Atalanta)”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like