Barazia etnike e realizuar në të gjitha poret e jetës! – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani deklaroi se BDI nuk ka kohë për t’u marrë me partitë tjera, për shkak se siç thotë ai, ka misionin dhe platformën e vet. BDI, siç thotë ai, do të promovojë vlerat dhe misionin e vet më të rëndësishëm të integrimit të vendit.

“Misioni i BDI-së është shumë i qartë. Misioni i Ali Ahmetit nuk është i djeshëm. Dhe, ai ngadalë ngadalë, kapitj në kapituj, mandat për mandati po rrumbullakëson misionin e vet. Duke u nisur nga barazia etnike, të cilën e shohim sot në të gjitha poret e jetës, integrimi në NATO, tani ka mbetur edhe misioni përmbyllës i integrimit në BE”, tha mes tjerash Bujar Osmani në Klan Debat me Xhumadije Ibaimin./KlanMacedonia

You may also like