Banorëve të komuniteteve RAE iu kërkohet që të legalizojnë pronat (VIDEO)

by admin
Spread the love

OJQ “Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve”, gjatë të premtes, ka mbajtur një tryezë diskutimi, me temën “Sfidat e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje”.

Halli më i madh u tha se është te këto komunitete, por për të cilët thanë se nivelet qendrore e ato lokale po tregohen të gatshme për ndihmesa.

“Në rast se komunitetet RAE aplikojnë për legalizim dhe nëse kanë problem, atëherë komunat edhe niveli qendror fillojnë me bo zgjidhje të qëndrueshme e afatgjatë”, tha Violetë Thaçi, zyrtare e OJQ-së.

Ligji aktual për legalizim ka afat të caktuar dhe përfundon në fund të këtij viti. Pas kësaj kohe, u tha se nuk ka garanci se çka mund të ndodhë me ndërtimet pa leje.

Ndërsa, si pozitive u pa fakti që brenda tre muajve të parë të vitit 2022, ka pasur 8216 aplikime për legalizim pronash.

You may also like