Banorët sulmuan Luizin, Dalina Buzi: Këtyre VIP-ave tanë t’ju vijë turp!

by admin
Spread the love

“Big Brother VIP 2 Albania” është kthyer në kryefjalë, duke marrë parasysh dinamikat e lojës, debatet e fjalorin aspak etik të përdorur. Një reagim të ashpër, e ka bërë edhe moderatorja Dalina Buzi e cila shprehet se shumica e banorëve aty kanë një mungesë të theksuar inteligjence.

Sipas saj, disa banorë janë bërë grup e kanë sulmuar një person (Luizin), i cili në momentin që u përgjigjet, del “ofenduesi”. “Jam e shokuar. E di çfarë unë them, që ky Big Brother do na sqaroi një herë e mirë edhe për çështjen VIP. Nuk do të thotë që ai njeri është më i rëndësishëm se një mjek apo ekonomist që bën punën e vet si kushdo tjetër.

Fakti që del në TV nuk të bën të rëndësishëm. Ajo çfarë unë kam parë dhe sidomos dje në marrëdhënie me Luizin, kam parë një grup njerëzish që nuk kishin asnjë lloj vlere njerëzore. Kam vënë re dhe një mungesë të theksuar inteligjence tek gati të gjithë banorët. Në momentin që ti merresh me kundërshtarin non stop dhe kur kundërshtari nuk merret me ty, atëherë automatikisht ti i jep rëndësi kundërshtarit.

Të gdhihesh siç u gdhi dje Kejvina apo të tjerë duke përmendur Luizin nonstop ndërkohë që është një incident që ti e ke bërë tërkuzë, u sqarua deri në shpullë. Pra u mbyll dhe ti vazhdon merresh me këtë gjë. Çfarë do të thotë kjo? Amosi kaloi në kërcënime në Malin e Dajtit apo ku di unë, e zhveshi lakuriq.

Dea i thonte “Bravo që i gjuajte me shpullë. Pra ka disa njerëz që veç e veç nuk janë prekur nga Luizi për ndonjë gjë të madhe. Nqs ti apo një grup njerëzish vazhdon të merresh kaq shumë me një njeri, kjo do të thotë që ju po merreni me të vërtetën tuaj, nuk po merreni më me Luizin. Luizi ju ka nxjerrë të vërtetën tuaj që nuk e prisnit ta dëgjonit të TV dhe kjo gjë ju ka tronditur sepse nëse Luizi i thotë Deas që ty të ka Amosi në dorë, Dea e tregoi.

Amosi i tha mos më urdhëro më dhe Dea nuk ia ktheu dot. Në rast se i tha Kejvinës: Qep-shqep, i tha sepse ajo tha “Qep”. Tani sa ofenduese është kjo gjëja? Është ofenduese shqepja për Kejvinën se e dëgjoi i ati? Më fal por Kejvina është ajo që u prezantua pa mbathje tek një emision. Kshu e kemi njohur të gjithë…”, u shpreh Dalina.

The post Banorët sulmuan Luizin, Dalina Buzi: Këtyre VIP-ave tanë t’ju vijë turp! appeared first on Telemedia.

You may also like