Bankat pjesë e e-albania? Sali Berisha del me reagimin e fortë dhe tregon synimin e Ramës

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike përshëndeti bankat, të cilat nuk kanë pranuar të jenë në shërbimin online në platformën e-albania.

Ai theksoi se kryeministri Rama me këtë kërkesë synonte t’i shtrinte duart tek kursimet e qytetarëve shqiptarë.

“Kjo kërkesë e Edi Ramës, ka vetëm një synim që të shtrinte duart e zeza mbi kursimet e qytetarëve.

Unë përshëndes bankat, që i rezistuan kësaj kërkese absurde. Nëse bankat do t’i kishin nënshtruar, miliarda kursime të shqiptarëve do të kishin përfunduar në kontot e hajdutëve”, tha Berisha.

You may also like