Banka Evropiane për Investime e gatshme ta mbështes Fondin Sovran

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot zëvendëspresidenten e Bankës Evropiane për Investime (EIB), Lilyana Pavlova.

Pavarësisht bashkëpunimit të deritanishëm dhe projekteve ekzistuese, në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në të ardhmen, sidomos në fushat prioritare të Qeverisë, si ajo e energjisë, arsimit dhe shëndetësisë, në të cilat EIB mund të japë mbështetje përmes financimit, transmeton klankosova.tv.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për rolin dhe kontributin e Bankës Evropiane për Investime në zhvillimin e vendeve, duke e cilësuar atë si partnere të rëndësishme.

Në 10 vitet e fundit, ky institucion financiar ka ofruar mbështetje me vlerë 241 milionë euro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Përveç tjerash, në takim kryeministri gjithashtu foli edhe për Fondin Sovran, i cili u prezantua gjatë fundjavës që lamë pas.

Me këtë rast, zëvendëspresidentja Pavlova shprehu gatishmërinë e EIB për të mbështetur Qeverinë në këtë nismë, transmeton klankosova.tv.

”Ajo gjithashtu theksoi faktin dhe rëndësinë për ta, që Kosova ka një qeveri të qëndrueshme, pozitën e mirë makrofinanciare të saj dhe politikat e duhura fiskale që ka ndërmarrë Qeveria”, specifikohet mes tjerash në kumtesën e kryministrisë.

You may also like