Ballkani pëson humbjen e parë në kampionat, Liria nuk del nga kriza

by admin
Spread the love

Ballkani pëson humbjen e parë në kampionat dhe e bën këtë në javën e 15, në transfertën ndaj Llapit.

Vendasit nga Podujeva ia dolën të triumfojnë me rezultatin 5-3 mes spektaklit, teksa Namani e Hyseni shënuan nga dy herë, ndërsa Januzi vulosi suksesin.

Nga ana tjetër, për djemtë e Ilir Dajës shënuan Gripshi dhe sulmuesi Berisha dy herë. Pavarësisht humbjes, Ballkani kryeson me 38 pikë, 7 më shumë se Llapi, që mban përkohësisht vendin e dytë, teksa vlen të theksohet se skuadra e Ilir Dajës ka luajtur dy ndeshje më pak.

Mjafton mërgim Pefqeli për Prishtinën, që triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Fushë-Kosovës, duke marrë tri pikë mjaft të rëndësishme. Miqtë humbën edhe një 11-metërsh në minutat e fundit, duke mos ia dalë të shmangin disfatën.

Sfida tjetër mes Malishevës dhe Lirisë së Prizrenit u fitua nga vendasit me rezultatin minimal 1-0, teksa prizrenasit e drejtuar nga Mirsad Jonuz do të duhet të presin ende për suksesin e parë nën drejtimin e trajnerit maqedonas.

Të dielën Superliga e Kosovës ndizet me derbin e Anamoraves, me Gjilanin që do ët sfidojë Dritën në një ndeshje që premton spektakël dhe luftë të fortë sportive.


Top Channel

You may also like