Ballkani i kthehet fitoreve, Llapi i qëndron pranë, Drita dorëzohet ndaj Fushë Kosovës

by admin
Spread the love

Ballkani e Llapi kanë vazhduar me fitore në xhiron e 24-të të Superligës, në ndeshjet që i zhvilluan dy ekipet mëtuese për titull këtë të shtunë. Por në luftën drejt titullit, dëshpëroj Drita që humbi në udhëtim ndaj Fushë Kosovës.

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ishte mysafir i Dukagjinit të Klinës, të cilin ekip e mposhti 1:2 në udhëtim.
Meriton Korenica në sekondën e 25-të të ndeshjes, më golin më të shpejt të sezonit, i dha epërsinë Ballkanit, që pjesën e parë e mbylli me dy gola avantazh, pas shënimit të nami Gripshit nga pika e bardhë në minutën e 27-të.
Skuadra e Armend Dallkut, e ngushtoi epërsinë dhe u kthye në lojë në minutën e 88-0të, por goli i Rugovës, ishte i vonshëm për ta ndryshuar epilogun e ndeshjes.

Pranë Ballkanit që ka tani 48 pikë, po qëndron Llapi me një pikë më pak, pas fitores së mundimshme prej 0:1, ndaj Feronikelit në Drenas.
Golin e vetëm të kësaj sfide shënoj golashënuesi më i mirë i ligës, Muhamet Hyseni, në minutën e 77-të.

Ndërkohë sensacionin e javës e përgatiti Fushë Kosova që e mposhti Dritën, me golin e vonshëm të realizuar nga Sinanoviq, njëherësh goli numër 13 mijë, në Superligën e Kosovës.
Kjo ishte vetëm fitorja e tretë e Fushë Kosovës, dhe e para që nga 4 nëntori i vitit të kaluar, pas dhjetë ndeshjeve pa fitore.

 

You may also like