Ballkani i Dajës thyen Prishtinën, ndan kreun me Gjilanin në Kosovë

by admin
Spread the love

Titulli kampion në Kosovë do të jetë një ekuacion me shumë të panjohura. Barazimi i djeshëm i Dritës është shfrytëzuar nga Ballkani dhe Gjilani, që kanë fituar ditën e sotme ndeshjet e tyre.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka fituar në shtesë kundër Prishtinës në transfertë, me rezultatin 2-0. Ermal Krasniqi me penallti zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Mevlan Zeka më pas shënoi edhe të dytin. Më parë për bardhekaltrit kishte humbur penallti Besnik Krasniqi.

Fitore edhe për Gjilanin, 3-1 kundër Feronikelit. Skuadra e Ismet Munishit tani bashkëkryeson me Ballkanin. Krasniqi shënoi që në minutën e nëntë, kurse Prekazi dhe Kqiku i çuan shifrat në 3-0.

Triumf edhe për Drenicën, që mposhti skuadrën e Dukagjinit me shifrat 2-1. Zabërgja dhe Abazi i dhanë fitoren skuadrës drenicake.

BKT SUPERLIGA – JAVA 20

Dukagjini-Drenica 1-2
Shënues:
Hasanaj 88’ / Zabërgja 6’, Abazi 43’
Feronikeli-Gjilani 1-3
Shënues:
Cervadiku 88’/ Krasniqi 9’, Prekazi 79’, Kçiku 82;
Prishtina-Ballkani 0-2
Shënues:
Krasniqi (pen.) 90+9’, Zeka 90+15’

/ oversport.tv

You may also like