Balla: Ja arsyeja se spiuni I.M. nuk është askush tjetër përveç Ilir Metajt

by admin
Spread the love

Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, reagoi pak ditë më parë pasi Ilir Meta depozitoi kallëzimin penal ndaj Autoritetit të dosjeve. Balla shkruan se shantazhi absurd i Ilir Metës ndaj tyre është një tjetër arsye për të dyshuar fort se spiuni I.M. nuk është askush tjetër.

Mes të tjerash Balla thekson se ‘uron që prokuroria të mos bëhet rëra ku Ilir Meta të fshehë kokën, po të respektojë ligjin, institucionet dhe të drejtat e detyrat e drejtuesve të tyre’.

“Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve që vijnë nga familje të persekutuara prej regjimit komunist dhe sot janë kallzuar nga Ilir Meta si falsifikatorë dhe si vegla të pushtetit, ju sugjeroj miqësisht ta marrin këtë zhvillim si ilustrimin e asaj shprehjes: Historia ndodh si tragjedi dhe përsëritet si komedi! Të gjithë anëtarët e Autoritetit dhe kryetarja e tij zonja Genta Sula kanë të gjithë respektin e mbështetjen tonë në punën e tyre. Shantazhi absurd i Ilir Metës ndaj tyre është një tjetër arsye për të dyshuar fort se spiuni I.M nuk është askush tjetër, po pikërisht ai që tanimë mendon gjithë Shqipëria. Uroj që prokuroria të mos bëhet rëra ku Ilir Meta të fshehë kokën si struci në pafundësi, po të respektojë ligjin, institucionet dhe të drejtat e detyrat e drejtuesve të tyre. Ndërsa Ilir Meta që s’po le gjë pa bërë, pse dreqin s’po e bën gjënë më të thjeshtë në botë: Kërkesën për hapjen e dosjes së tij! Apo është peng i spiunit I.M?”, tha pak ditë më parë Balla. Kujtojmë se Ilir Metaj, që në momentin kur doli dosja, ka filluar shantazhet dhe kërcënimet ndaj Autoritetit të Dosjeve.

You may also like