Balla inspekton punimet për ndërtimin e pritës të Lumit Shkumbin: Do shërbejë dhe si shëtitore për qytetarët e Librazhdit

by admin
Spread the love

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra, inspektoi punimet që po kryhen për lotin e dytë të pritës së Lumit Shkumbin, në pjesën perëndimore të qytetit të Librazhdit.

Në fjalën e tij, Balla tha se ndërtimi i pritës do të mbrojë zonën nga p*ërmbytjet, ku do të shërbejë si shëtitore për qytetarët e Librazhdit.

Pjesë nga fjala e Ballës:

Faza e parë e pritë së Lumit Shkumbin nisi si një pritë për shkak se vit pas viti ardhjet e Lumit Shkumbin kishin vënë në rrezik pjesën qendrore te qytetit dhe ishte e domosdoshme ndërhyrja me një projekt të madh, e cila nga një pritë lumore u shndërrua në një shëtitore ndër më të preferuarat nga qytetarët e Librazdit, e cila na dha një efekt tjetër pozitiv, pasi na krijoi një hapsirë të re të pashfrytëzuar më parë, e cila falë projekteve ë bashkisë Librazhd, u shndërrua në parkun më të bukur të qytetit”.

Sipas Ballës, parku i shërben fëmijëve për të luajtur dhe moshës së tretë për të qendruar pasditeve.

Parku i qershive është sot një prej destinaconeve më të rëndësishme të qytetit. Ne do ta vazhdojmë investimit, sot jemi në lotin e dytë i cil iështë një investim, i cili përmes një projekti do të jetë me të njënjtin synim jo vetëm pritë lumore, por edhe një shëtitore e cila shkon përbri Lumit Shkumbin, mbron qytetin nga përmbytjet dhe krijon hapsira të reja toke të cilat bashkia Librazhd duhert të vazhdojë t’i kthejë në pjesë të Parkut të Qershive, i cili do të vazhdojë deri në pikëtakimin mes Lumit Shkumbin dhe Lumit Rrapun.

Kjo pritë ishte e domozdoshme, sepse nuk ka qenë e largër koha kur unë bashkë me banorët qendronim këtu, teksa prisnim të shikonim nivelin e prurjeve të lumit, ku rrezikohej jeta e banorëve. Nuk ka qenë e largët koha kur prurjet e lumit hynin në banesat e kësaj zone”, është shprehur Balla.

Në përfundim të fjalës së tij, Balla theksoi se ajo që ka më shumë rëndësi, është që çdo qindarkë të investohet me përgjegjshmëri dhe cilësia e punimeve të jetë e lartë, sepse bëhet fjalë për një pritë lumore.

Një pritë Lumore duhet të jetë sa e forte, aq edhe rezistente ndaj kohës”, tha Balla.

You may also like