Bajrami e nis titullar, por Empoli bie përballë Atalanta-s

by admin
Spread the love

Atalanta e mbylli me fitore takimin e raundit të 12-të të Seria A ndaj Empoli-t dhe si rezultat rimori, të paktën përkohësisht vendin e dytë në renditje.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, megjithatë miqtë gjetën golin e avantazhit në minutën e 32’ me Hateboer. Në minutën e 42’ Atalanta pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin, por Koopmeiners humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërsa në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 59’ ishte Lookman ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës, duke dyfishuar rezultatin për Atalanta-n.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami e nis këtë sfidë nga minuta e parë, megjithatë nuk mundi ta ndihmonte skuadrën e tij që të dilnin me të paktën 1 pikë nga ky takim.

Pas javës së 12-të Empoli renditet në vend të 12-të me 11 pikë, teksa Atalanta ngjitet në vend të dytë me 27 pikë, një më shumë se Milan i vendit të tretë, por me “kuqezinjtë” që numërojnë një ndeshje më pak.


Top Channel

You may also like