“Bajernit i duhet më shumë fuqi, ‘EURO 2024’…”, Myler: Bundesliga në duart tona, Mesi e meritonte trofeun

by admin
Spread the love

Tomas Myler ka hapur “zemrën” për vësh tirësitë që ka kaluar në vitin 2023, aty ku ai mendoi t’i jepte fund rrugëtimit profesional më fanellën e kombëtares gjermane. Por duket se një episod interesant me tifozët e Bajernit i ndryshoi mendim, specifikisht dueli Gjermani-Francë, i luajtur në mitikun e rivalëve më të mëdhenj të Bajernit, “Signal Iduna Park”, stadiumi i Borusia Dortmund.

Po ashtu, 34-vjeçari ka cekur edhe çështjen “titull” në Bundesligë, shanset në Ligën e Kampionëve, Kampionati Europian në shtëpi dhe ngjarjen më të freskët, suksesin e dyshimtë të Lionel Mesit sipas legjendave të futbollit si “Lojtari më i mirë i vitit 2023”.

Myler, ju keni mbyllur një vit mes problemesh fizike dhe emocionale, a e keni menduar tërheqjen nga futbollit aktiv në nivel klubesh apo kombëtaresh, marrë në konsideratë edhe moshën?

Ka pasur situata ku është dashur ta kafshojë dhimbjen dhe të kap formën. Kur trupi nuk të përgjigjet e ke të vështirë të mendosh pozitivisht. Gjithsesi, jam natyrë optimiste dha vazhdojë përpara sepse mund t’ia dalë. Lëndimet më kanë penguar jo në pak raste te Bajerni. Gjatë vitit 2023 ndodhën shumë ngjarje të forta emocionale për mua. Plaga e disfatës në ‘Katar 2024’ ishte ende e freskët. Për të vijuar me rokadën në pankinën e klubit dhe gara e ethshme e titullit në Bundesligë. Edhe pse në gjirin e përfaqësueses mbizotëronte cilësia e klasit botëror në të gjitha repartet, rezultatet munguan. Përpara miqësores Gjermani-Francë e kisha ndarë mendjen, do të tërhiqesha nga kombëtarja, por pas asaj ndeshjeje gjithçka mori tjetër udhë. Atmosfera e krijuar në stadiumin e Dortmundit ‘Signal Iduna Park’, më zgjoi energjinë që kisha më shumë nevojë, mbështetjen e tifozëve në atë moment delikat. Plus që shënimi i golit i shtoi me tepër vlerë asaj mbrëmjeje. Nuk kam për ta harruar kurrë, ndjenjë e mrekullueshme.

Ka kaluar gjysma e sezonit dhe Leverkusen nuk po ndalet, a mendoi se Bajerni ka shpresa në Bundesligë?

E përgëzoj për nivelin kaq të lartë dhe të frytshëm në kampionat Bajer Leverkusen. Kur ata luajnë në ligë përpara nesh, shpresoj te një hap i tyre fals, por kur kryesuesit i mbyllin llogaritë me kundërshtarin që në pjesën e parë, në rregull dreqin, provojmë javën tjetër. Synimi i klubit mbetet i qartë, dëshirojmë të jemi kampionë të Gjermanisë edhe në këtë edicion. Gjithçka do të varet nga ne, janë 4 pikë diferencë, por mos të harrojmë ndeshjen e prapambetur dhe takimin direkt, pa anashkaluar edhe ecurinë e tyre, e cila mund të fillojë rënien në vazhdimësi. Kemi pësuar vetëm një humbje në Bundesligë dhe dy barazime, e pasuar me numrin më të lartë të golave në top ligat elitare. Borusia Dormtundin nuk e përfshijë në listën e ekipeve që do konkurrojë për titullin. Nuk ka të bëjë vetëm me diferencën e madhe në pikë, po edhe në mungesën e konsistencës. Grupi ynë po funksion si një makineri e vërtetë, ndonëse përmirësimi s’mund të fshihet. Po ashtu, Liga e Kampionëve aspirohet në Mynih. Aktualisht nuk njoh ndonjë klube në Europë, i cili është mbi të tjerët, siç ndodhi ciklin e shkuar me Mançester Sitin. Pra, nuk ka favoritë dhe konkurrenca do te jetë tepër e ashpër.

A mendoi se futbolli i ditëve të sotme ka tjetër filozofi, në krahasim me dekadat e mëparshme?

Padyshim që po. Dua të jemi i sinqertë, personalisht mendoj se futbolli që luhet është shumë i butë për mua. Duelet e ashpra, lufta për topin e parë ka hijeshinë e saj. Nuk duhet të jemi çnjerëzor në ndërhyrje, por deri në një pikë të pranueshme. E vendos me tepër theksin tek indikacionet e trajnerëve, të cilët përpiqen t’i shmangin këto elementë në ritmin e lojës. Nëse nuk e duron dot dhimbjen, atëherë rrugëtimi profesional do të jetë tepër i shkurtër. Ndihem me fat sepse jam pjesë e klubit më të titullar në Gjermani. Konkurrenca është në piedestal dhe ajo vë në pah potencialin, nëse je i aftë për të vazhduar apo e ke mbyllur ciklin.

Sa shanse ka Gjermania për të korrur sukses përballë tifozërisë në “Euro 2024” dhe cili është mendimi juaj për çështjen “Kros”?

Mundësitë janë aty. Kur analizoj përbërjen e futbollistëve të Gjermanisë më zë frika, emra të rëndë, të ndërthurur me breza të artë si Xhamal Musiala, Virc, Fyrish, etj. Besoj se mundemi ta shënojmë me germa të arta vitin 2024 në Kampionatin Europian. Përgjatë rrugëtimit do të ndikojnë në një sërë faktorësh, ama ne kemi një armë më të fortë se kushdo, tifozërinë. Gjithsesi, premtime nuk bëj. Kemi përjetuar aventura të tmerrshme në turnetë e fundit madhor. Fillimisht t’i rikthejmë besimin mbështetësve dhe më pas të mendojmë për më larg. Nuk më pëlqen kur analistët apo ikonat e futbollit në Gjermani përmendim terma si përralla verore. Ju them me bindje se do jap shpirtin në fushë për aq kohë sa do më besohet fanella e “pancerave”. Pastaj, fati është një tjetër komponent që peshon episode të caktuara. Përsa i përket Toni Kros, jam i lumtur që emri i tij po shikohet si opsion. Interpretues absolut i lojës dhe di në mënyrë perfekte se për çfarë ka nevojë ekipi. Prezenca te Reali si 34-vjeçar nënkupton se ai i ka rezistuar kohës dhe jep kontribut të vlefshëm.

Për ta mbyllur, Lionel Mesi fitoi çmimin si lojtari më i mirë i vitit 2023, por shumë ikona të futbollit e kryqëzuan sepse e konsideruan si një çmim jo të merituar, ju si e interpretoni?

Trofetë janë një detaj i rëndësishëm, por jo thelbësor për të vlerësuar ecurinë e një futbollisti. Edhe unë kam numër më të lartë përfshirjesh goli, por kurrsesi nuk e vendos veten në të njëjtën nivel klasi dhe elegance me Zinedin Zidan. Mënyra se si Mesi driblon pa pikë problemi në zona të ngushta, e bën unik. E kam të vështirë të gjykojë një lojtar që ka kaq shumë vite, i cili qëndron në nivelin më të lartë të mundshëm. Pastaj, personat që përzgjedhin fituesin janë të aftë të bëjnë diferencën.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI-  PANORAMASPORT.AL

You may also like