“Bajerni po funksionon”, ish-kapiteni beson te Champions-i: Tuhel nuk i injoron më senatorët

by admin
Spread the love

A klikoi papritur diçka mes yjeve të Bajernit dhe trajnerit Thomas Tuhel? Që nga vendimi që trajneri të largohet nga Mynihu në fund të sezonit, gjërat kanë shkuar më mirë për kampionët rekordmenë të Gjermanisë. Në Ligën e Kampioneve pati një fitore 3-0 ndaj Lacios dhe një biletë në çerekfinale. Në Bundesligë, shpartalluan Maincin 8-1.

Lotar Mateus thotë se kjo po ndodh, sepse trajneri po merr në konsideratë yjet e skuadrës së tij që në fillim të sezonit i kishte injoruar.

62-vjeçari, në analizën e tij për “Sky Deutschland” shkruante: “Ai nuk e bëri një gjë të tillë që në fillim. Ai nuk tregoi asnjë konsideratë për Joshua Kimish, Leon Gorecka, Tomas Myler apo Matajs de Ligt, por përkundrazi i injoroi ata”.

Këta katër lojtarë kohët e fundit ishin të rëndësishëm në rimëkëmbjen e Bajernit, por shpesh u injoruan nga Tuhel në fillim të sezonit. Ish-kapiteni i Bajernit vijoi më tej: “Përvoja, karakteri, pasioni, besimi, bashkëpunimi dhe profesionalizmi janë të rëndësishme. Tuhelit iu desh shumë kohë për të marrë shumë vendime. Tani duket se ka gjetur 13 apo 14 lojtarët që i beson”.

“Lojtarët tani e dinë seku qëndrojnë me Tomas Tuhelin”, vijoi më tej 62-vjeçari, por rritja e fundit e performancës ka të bëjë më shumë sesa thjesht me trajnerin: “Këta lojtarë ndahen në dysh për klubin, ata gjithmonë duan të japin më të mirën e tyre dhe tifozët duan të shohin këta lojtarë”.

Sipas Mateusit, nëse skuadra arrin të ruajë formën e saj në fazën e fundit të sezonit, ata do të ishin një pretendente për të fituar përsëri.

“Unë thashë dy javë më parë nëse Bajerni funksionon, atëherë ata janë kandidatë për titullin e Ligës së Kampioneve. Është një motivim tjetër për të luajtur kundër skuadrave më të mira në Europë sesa në Bundesligë kur keni qenë kampionë atje njëmbëdhjetë vite radhazi”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

You may also like