Bajern-Shtutgart, sfidohen dy sulmet më të frikshme. Guirasi-Undav, rivalët që trembin bomberët e bavarezëve

by admin
Spread the love

Bundesliga gjermane ka dhuruar surprizat nga më të ndryshme pas 14 javësh, duke kthyer përmbys kritikat e specialistëve të futbollit se liga në fjalë ka vetëm një emër, Bajern Mynih. Leverkuseni mban me meritë vendin e parë në kampionat, madje pa asnjë humbje, ç’ka e bën skuadrën e parë në top 5-ligat kryesore të Europës pa disfatë.

Përpos këtij elementi, Herri Kejni zbarkoi me pretendime të qarta në Mynih, suksesin jashtë kufijve dhe diktatin e padiskutueshëm si golashënues në Bundesligë. Përveç surprizës Bajer Leverkusen, Shtutgarti ka habitur të gjithë. Ndonëse ata nuk kanë bërë aq shumë bujë në media, statistikat e tyre dhe protagonistët në majë të sulmit flasin qartë. GuirasiUndav e ka futur Shtutgartin në vallen e pretendentëve, teksa diferenca me kreun qëndron 5 pikë. Më poshtë po ju prezantojmë kombinimet më frytdhënëse në kampionateve elitare të Europës, e cila ka si protagonistë futbollistët kyç të ballafaqimit Bajern MynihShtutgart, i planifikuar poër t’u luajtur ditën e diel në mitikun “Allianz Arena”.

“VRASTARËT” E GOLIT –

Kejn-Sane mbajnë kurorën si kombinimi më efikas në portën mike, e përkthyer me 26 gola në total. Interesante është se Shtutgarti ndjek yjet e bavarezëve me një diferencë prej vetëm 2 golash. GuirasiUndav kanë grumbulluar pas 14 javësh 24 konkretizime. Pra, dy vendet e para gjenden në Gjermani, teksa kanë lënë në hije sulmuesit e ligave rivale. Lautaro Martinez dhe Hakan Çalhanoglu mbyllin shkallën më të ulët të podiumit dhe marrin stafetën e përfaqësimit të Italisë në këtë kategori.

Kolo Muani dhe Kilië Mbape regjistrojnë 19 gola. Më pas vjen radha e “bishës” Haland, i “ndihmuar” nga Julian Alvarez, që ka grumbulluar në total 18 finalizime. Bellingam-Rodrigo s’njohin rivalë në Spanjë, ndërsa në kontinentin e vjetër mbetet në shifra të njëjta me yjet e Mançester Sitit. Grizmani dhe Morata mbyllin 7 bashkëpunimet më të suksesshme para porte (17). Vlen të theksohet se analiza rastësisë vetëm me prezencat në kampionatet respektive.

A

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI- PANORAMASPORT.AL

You may also like