Bahtiri: Lista Serbe s’është më e fuqishme, Qeveria i ka duart e lira të veprojë sipas ligjeve (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, vlerëson se Lista Serbe nuk është e fuqishme më.

Bahtiri, i ftuar në Info Magazine në Shqip, tha se Lista Serbe është aq e pafuqishme tash sa s’mund ta kushtëzojë më as Qeverinë e as Kuvendin e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Nuk është më Lista Serbe e fuqishme që bllokon Qeverinë dhe Kuvendin për të kushtëzuar, por është një qeveri që i ka duart e lira për të vepruar në bazë të ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

“Ne si shtet i kemi ofruar shumë Listës Serbe dhe komunitetit serb dhe duhet të dijmë se ne jemi shqiptar 93 përqind të republikës dhe 7 përqind janë komunitete tjera – por ne e kemi shpallur shtetit multientik gjë që s’ndodh askund në botë”, tha Bahtiri.

Mes tjerash, Bahtiri tha se sa kanë të drejta komunitetet pakicë në Kosovë nuk kanë askund në Evropë.

“Megjithatë i kanë 10 vende të rezervuara në Kuvend dhe mendoj se ne kemi më shumë të drejta për pakica sesa secili shtet tjetër i Evropës, por nuk duhet të lejojmë që një grup njerëz të cilët bëjnë kriminalitet dhe përbuzin atë të cilat ia ka garantuar Republika e Kosovës dhe frikësojnë qytetarët nuk duhet të lejojmë” u shpreh Bahtiri.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like