Bahreini tërheq ambasadorin në Izrael, pezullon marrëdhëniet ekonomike – Shqip

by admin
Spread the love

Bahreini ka njoftuar se ka tërhequr ambasadorin e tij në Izrael dhe ka ndërprerë të gjitha lidhjet ekonomike me të, raporton Al Jazeera.

Në një deklaratë, parlamenti i shtetit të Gjirit tha se lëvizjet ishin pjesë e masave të marra në mbështetje të “kauzës palestineze dhe të drejtave legjitime të popullit palestinez”.

Bahreini, i cili vendosi lidhje diplomatike me Izraelin në vitin 2020, tha se ambasadori i Izraelit në Manama ishte larguar tashmë.

Ky shtet i Gjirit ishte në projektin “abrahamik” të Trump-it për të diktuar krijim marrëdhëniesh me Izraelin të atyre vende arabe që e njihnin shtetin hebre. /tesheshi.com/

You may also like