BAHREIN – Ministri jordanez: Zhdukja e Hamasit nuk do ta zgjidhë problemin

by admin
Spread the love

MANAMA, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi tha sot se qëllimi i deklaruar i Izraelit për “të zhdukur” Hamasin në Rripin e Gazës nuk do ta zgjidhë problemin palestinez.

“Ju nuk jeni të kënaqur me atë që po bën Hamasi, kështu që bindni palestinezët se ata kanë një të ardhme dhe se Hamasi po qëndron mes tyre dhe asaj të ardhmeje”, tha Safadi.

“Populli palestinez nuk ka çfarë të humbasë”, shtoi ai, në Dialogun vjetor Manama në Bahrein.

Ai gjithashtu akuzoi Izraelin për krime lufte.

“Mohimi i ushqimit, karburantit dhe ilaçeve për popullin e Gazës është një krim lufte. Ne duhet ta quajmë atë një krim lufte, sepse ashtu është”, tha Safadi.

Ai tha se Izraeli po merrte peng 2,3 milionë palestinezë në këtë proces, duke u mohuar atyre ushqimin dhe ujin.

Në konferencën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, në Bahrein marrin pjesë ministra dhe politikëbërës nga e gjithë Lindja e Mesme dhe më gjerë.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like