Babë e bir në Mitrovicë u vranë me thikë, njëri ishte në gjumë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në një familjen në veri të Mitrovicës, ku u vranë me thikë babë e bir.

Zëvendëskomandati rajonal për veri, Besim Hoti, në “Infoklania” në Klan Kosova FM, tha se të i dyshuari fillimisht ka goditur me thikë vëllain e tij derisa ishte në gjumë e pastaj babain, duke ju shkaktuar plagë vdekjeprurëse, njofton Klankosova.tv.

“Nuk mund të flasim për shumë detaje, nuk kemi informacion për përleshje të mundshme ose cfarë saktësisht ka ndodhur. Policia ka arrestuar një person të dyshuar mbi bazat e dyshimit të arsyeshëm që i njëjti me mjet të mprehtë (thikë) ka goditur fillimisht vëllaun e tij derisa i njëjti ishte ende në gjumë e më pas babain e tij që ishte zgjuar”.

“I njëjti iu ka shkaktuar plagë që ishin vdekjeprurëse për të dy viktimat. Për aq sa jemi në dijeni ne, në banesën e tyre në Veri të Mitrovicës ka qenë vetëm babai me të dy djemtë – në këtë rast i dyshimti me të dy viktimat”, tha Hoti

Hoti, mes tjerash, bëri të ditur se hetimet mbi rastin do të vazhdojnë.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se trupa e viktimave janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë” thuhet në njoftim.

You may also like