Baballarët kanë ndikim më të madh në jetën e vajzave

by admin
Spread the love

Lidhja mes babait dhe vajzës është unike!

Lidhja e vajzës me babanë e saj vërtet se e formëson përvojën e fëmijërisë së saj dhe ia përcakton sjelljen si e rritur.

Është babai ai i cili e vendos shembullin e “mashkullit
të ëndrrave” dhe të një jete të suksesshme e të shëndetshme.

Nëse babai nuk është prezent në jetën e vajzës apo veprat
e tij nuk janë të mira, atëherë kjo shpie që vajza të ketë probleme me
vetëbesim dhe ka problem t’iu besojë meshkujve në përgjithësi.

Më poshtë i keni disa shembuj për rëndësinë që ka
prezenca e babait në jetën e vajzës.

PËRFSHIRJA E BABAIT QYSH NË MOSHËN E HERSHME TË VAJZËS

Kultura ka ndryshuar tani, ndërkaq shumica e baballarëve
më në fund e kanë mundësinë të kujdesen për vajzën e tyre qysh prej kur lind
ajo. Qysh nga dita e parë, baballarët përkujdesen për ushqimin e vajzës, ia
ndërrojnë pelenat, i pastrojnë, i vënë në gjumë dhe ua qetësojnë të qarat. Një
prezencë e tillë e forcon lidhjen mes tij dhe vajzës, gjë e cila është vitale
për të ardhmen e fëmijës.

RËNDËSIA E BABAIT NË NIVEL EMOCIONAL

Nëse vajza ka lidhje të mirë me babanë e saj, ajo ka më
pak rrezik të zhvillojë ankth apo depresion, pasi që mësohet të ballafaqohet më
mirë me stresin.

Nëse babai punon për ta zhvilluar një lidhje shumë të
afërt me vajzën e tij dhe ajo ndihet komode të flet për ndjenjat e saj, atëherë
babai e përgatit atë për lidhje të suksesshme në të ardhmen.

NDIKIMI I BABAIT NË LIDHJET E VAJZËS

Është babai ai që i tregon vajzës se çfarë kuptimi kanë
dashuria dhe respekti. Ai i tregon asaj se si një mashkull duhet ta respektoj
një femër, në veçanti gruan e tij. Vajza sheh dhe mban mend gjithçka, andaj
babai ia formëson perceptimet se çfarë mund të pret ajo dhe çfarë është e
pranueshme te një partner romantik.

You may also like