‘Babait i duhej të bënte transplant veshke, askush s’e ndihmoi’, rrëfehet mes lotësh Almeda Abazi

by admin
Spread the love

Modelja dhe moderatorja e njohur shqiptare Almeda Abazi ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer për herë të parë një nga momentet më të vështira të jetës së saj që lidhet me të atin e saj, i cili nuk jeton më. E ftuar në programin “Se luan Topi”, moderatorja ka rrëfyer momentin kur babai i saj duhej të bënte një transplant të veshkës dhe se si askush nga familjarët nuk u ofrua për ta ndihmuar.

Almeda tregoi mes lotësh se ajo ishte e vetmja që dëshironte t’ja dhuronte veshkën babait të saj por as ai dhe mjekët nuk e lejuan pasi moderatorja ishte nën moshë. “Kërkohej një transplant, veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, motrat ose e fëmijës. Pra duhej të përputhej me personin. Unë isha e para që kërkova i thashë mamit që unë dua t’ja dhuroj por babi nuk ka pranuar asnjëherë.

Të më falni është hera e parë që flas për këtë temë. Babi ishte i pari që nuk e pranoi diçka të tillë, ma bëri të qartë që ‘nuk ta fal kurrë nëse bën diçka të tillë’ por gjithsesi nuk e bëja dot sepse isha 15-vjeç duhet të isha mbi 18 vjeç për të bërë diçka të tillë, nuk ma lejuan as mjekët.

Asnjë familjar tjetër nuk u ofrua për transplantin, por i kuptoj mundohem ti kuptoj. Ato kohë nuk i kuptoja dhe nuk doja sepse është vëlla por që me kalimin e kohës kur bëhesh nënë i mendon disa gjëra, ndoshta ngaqë kanë pasur fëmijë dhe nuk është ofruar njeri”- tha Almeda Abazi e përlotur në emisionin ‘S’e luan topi’.

You may also like