Babai thotë se djali nisi të humbiste peshë, doktorët mendonin se ishte kancer por e vërteta ishte më keq (fotot)

by admin
Spread the love

Një baba zemërthyer tregonte dej sesi djali tij i adoptuar vdiq papritur ditën e vitit të ri, pasi ankohej për dhimbje muskujsh, rënie të flokëve dhe humbje të shpejtë në peshë.

30 vjeçari tragjik Jason Tolson, ishte dërguar në spital disa javë pas përkeqësimit të papritur shëndetit të tij, aq sa nuk mund të ecte më.

Tragjikisht ai u diagnostikua me sëmundjen e dështimit të sistemit imunitar të trupit, të njohur në Britani si ‘Anti-MDA5 Dermatomyositis’, e cila godet mushkëritë.

Jason u vendos në sistem intubimi deri më 1 janar, kur familja e tij vendosi të ndalonte trajtimin që nuk po jepte asnjë shenjë përmirësimi.

Njerku, baba i ligjshëm i Jason, Dean Blakeley tregonte për dhimbjen e familjes për rrejtin lokal Yorkshire Live: “Ai ishte duke vdekur dhe doktorët nuk na jepnin asnjë shpresë. Ishte e tmerrshme pasi ai mendonte se do të dilte nga spitali dhe kishte planet e tij”.

Jason nisi të ndjehej keq prej majit të vitit të kaluar kur mjekët nisën testimet për disa plagë që nisën t’i shfaqeshin në trup.

Ai kreu skanime e radiografi teksa mjekët besonin se kishte kancer, por rrjedhimisht doktorët e spitalit të Pinderfields zbuluan se sistemi i tij imunitar nuk funksiononte më dhe ishte prekur nga sëmundja e rrallë e pashërueshme.

Dean shtonte: “Prognoza ishte shumë e vrazhdë, ata nuk dinin si ta trajtonin, duhet të bënin një lojë testimesh e gabimesh”.

Rrjedhimisht doktorët i dhanë Jason 16 ilaçe të ndryshme dhe steroidë me shpresën se do të ndalonin shkatërrimin e papritur te sistemit të tij imunitar.

Ai kreu gjithashtu 12 këmbime plazme e dy raunde kemioterapie, derisa natën e vitit të ri doktorët i thanë familjarëve se nuk mund të mbijetonte.

Dean thotë: “Ne u gëzuam kur na thanë se nuk kishte kancer por atij i ishte shkatërruar sistemi imunitar. Nga 80 kg ai ra në 45 kg para se të vdiste, nuk e besoj dot sesi doktorët nuk dinin çfarë i kishte ndodhur”.//TheSun//