Babai po e përballon mirë gjykimin, por s’po presim drejtësi nga kjo Gjykatë

by admin
Spread the love

Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit, ka thënë se babai i tij po e përballon mirë deri tani gjykimin në Hagë.

“Hera e fundit kur kam qenë për vizitë në Hagë ka qenë rreth një muaj më parë, ku i kam takuar babain dhe disa ish pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. Ata janë mirë me shëndet dhe me disponim, pasi janë të gjithë bashkë dhe po e kalojnë kohën më të madhe të ditës së bashku. Pos babait  e kam takuar edhe bacin Jakup edhe Nasimin”.

Gucati në një interviste në Info Magazine në Klan Kosova, tha që nuk pret drejtësi nga Gjykata Speciale e cila sipas tij, vetëm drejtësi nuk po ndan.

“Babai është duke e përballuar – mirë po e mbajnë mirë, por e vërteta është se ata po përballen me padrejtësi. Në momentin kur i kanë marrë edhe babain edhe Nasim Haradinajn, kemi menduar se do të kryhet shumë shpejt procesi, sepse kemi besuar që ka një drejtësi, por kjo Gjykatë vetëm drejtësi nuk po ndan sepse po tregohet një Gjykatë selektive dhe është një prokurori e cila po bashkëpunon me prokurorinë serbe. Nuk po presim që do të ketë drejtësi nga kjo gjykatë”, tha ai.

 

 

You may also like