Babai parashikoi vd*kjen e tij. Ja çfarë i tha mamasë

by admin
Spread the love

Marin Orhanasi është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar. Prej vitesh pjesë e spektaklit të humorit, ‘Portokalli’, aktori ka spikatur me role të shumta, duke bërë publikun të qeshë me lot.

Së fundmi, i ftuar në emisionin ‘S’e luan topi’, Marini ka rrëfyer një moment shumë prekës nga jeta e tij. Aktori tregoi se të dy prindërit i janë ndarë nga jeta në një periudhë shumë të shkurtër nga njëri-tjetri. Nëna e tij ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë. Ndërsa pas 6 muajsh ka vdekur dhe babai.

Marini tregoi se i ati e ka vuajtur shumë mungesën e mamasë së aktorit dhe se qante shpesh, ndërsa tregoi edhe se pas vdekjes së bashkëshortes së tij, ai ka thënë se do t’i bashkohet asaj pas 6 muajsh.

“Më ka habitur babai, sepse i tha nënës ditën që vdiq: Pas 6 muajsh do vij dhe unë. Ditë më ditë, orë më orë. Ai e përjetoi shumë, kur shkoja në shtëpi e gjeja duke qarë. I thosha hajde pijmë ndonjë birrë me lalin, përpiqesha ta trajtoja si shok”, tha Marini.

You may also like