Babai me Berishën, djali me Bashën, korçari Ilir Vrenozi thirrje të birit: Ktheu në shtëpi, se ke tre ditë pa ardhur (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përplasja mes demokratëve, të cilët kohët e fundit janë ndarë në dy kampe mes Kreut të PD Lulzim Basha e ish kryeministrit Sali Berisha, duket se ka hyrë edhe në familjet e shqiptarëve.

Rasti më i fundit vjen nga Korça, kur ndërsa babai, mbështetës i Berishës, shoqërohej në komisariat se priti Bashën me protesta, i biri ishte në sallë, i pranishëm madje pjesë e panelit të kryedemokratit.

I biri Enri Vrenozi ishte një prej panelistëve në takimin e Bashës ku bëri thirrje për të rikthyer shpresën për të rinjtë në vend.

“Vetëm në qoftë se vazhdojmë të rrimë të bashkuar duke zgjedhur të ardhmen dhe duke hedhur sytë nga një lider që mbështet të rinjtë, punojmë për një Shqipëri si e gjithë Europa”, u shpreh Enri Vrenozi gjatë fjalës së tij në takimin me Bashën.

“ Konfliktin” me të birin e ka bërë të ditur vetë përmes rrjeteve sociale vetë korcari Ilir Vrenozi, i cili ‘famën’ e mori kryesisht për videot kundër kryeministrit Rama, ndërsa sot është rreshtuar edhe kundër kreut të PD, duke përkrahur ish kryeministri Berisha.

Pasi la komisiariatin e Korçës, ku u mbajt për rreth 4 orë, Vrenozi ka publikuar një video në rrjete sociale, ku apelon të birin, Enri, të kthehet në shtëpi pasi sic thekson po përdoret prej tyre.

You may also like