Babai i Edon Zhegrovës: Ai e rezervon menjëherë biletën për Prishtinë kur ftohet nga Dardanët, bashkëlojtarët ankohen se ai flet shumë për Kosovën

by admin
Spread the love

Lulzim Zhegrova, babai i yllit të Kosovës, Edon Zhegrovës, ka thënë se futbollisti i Lille e rezervon biletën menjëherë për në Prishtinë, kur ftohet nga Kosova.

Lulzim Zhegrova ka treguar se si Edon Zhegrova kërkon ta rezervojë biletën menjëherë pas ndeshjes me skuadrën franceze, shkruan lajmi.net.

Më tej, Zhegrova thekson se Edon Zhegrova flet tërë kohën për Kosovën në prezencë të bashkëlojtarëve të tij.

“Bashkëlojtarët e Edonit shpesh i thonë se na ke lodh me Prishtinë e me Kosovë, sepse ky gjithë kohën flet për Kosovën. Kur e fton Përfaqësuesja e Kosovës, zakonisht të hënën e fton me ardh, Edoni pas lojës të dielën menjëherë thotë “Bab, te kqyri ndonjë biletë të shkoj të dielën”, deklaroi Lulzim Zhegrova, babai i Edon Zhegrovës në Podcastin “Rruga e Re” me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun./Lajmi.net/

You may also like