Babai dhe vëllai i bashkohen ushtrisë ukrainase – futbollisti i Sampdorias në ankth

by admin
Spread the love

Vladymir Supryaga po kalon orë frike dhe ankthi.

Kjo pasi futbollisti ukrainas e ka marrë një lajm nga vendlindja e tij.

Në fakt, sipas mediumit italian “Il Secolo XIX”, babai 57 vjeçar dhe vëllai 27 vjeçar i futbollistit i janë bashkuar ushtrisë ukrainase pas dekretit të sigurimeve shoqërorre, i cili parasheh që të gjithë meshkujt nga 18 deri në 60 vjeç ta mbrojnë atdheun nga agresori rus.

Me këtë rast, futbollisti ukrainas është mjaft i brengosur për familjarët e tij, por shpreson që në fund të triumfojnë në luftë me Rusinë.

Shumë sportistë dhe ish-sportistë iu bashkuan ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut.

E fatkeqësisht, disa prej tyre u vranë në këto dy javë të luftës në Ukrainë.

You may also like