Aziri: Vitin 2017 tre deputetët e ASH-së, rrëzuan Gruevskin, u zgjodh Talat Xhaferi dhe dihet kush e paguajti çmimin e 27 prillit

by admin
Spread the love

Në emisionin Klan Debat, deputeti i ASH-së Elmi Aziri tha se ata gjithmonë janë pro perendimor dhe e kanë dëshmuar gjithmonë me vepra jo me fjalë.

“Aleanca për Shqiptarët ideologjinë e ka nga Arbër Xhaferi, orientimi pro perendimor nuk diskutohet te shqiptarët.

Koncepti i frontit opozitar kur thoni duhet ta dini se ASH-ja ka vepruar gjithmonë konform programit politik, vitin 2017 deputet e ASH-së ishin vetëm 3 por rrëzuan Qeverinë e Gruevskit, pra kush e pagujti çminin e 27 prillit, kur atë ditë u zgjodh Talat Xhaferi, atë ditë ra Gruevski, pra e dimë gjithë se si përfundoi Ziadin Sela” – tha Elmi Aziri nga ASH-ja.

You may also like