Aziri: Histerinë kundër amnistisë e krijoi VMRO-ja e cila mbushi burgjet me shqiptarë, LSDM ra në kurthin e tyre (VIDEO)

by admin
Spread the love

Aleanca për Shqiptarët nuk heq dorë nga Ligji për Amnisti, pavarësisht se para disa ditësh u refuzua nevoja për sjelljen e këtij ligji me procedurë të shkurtuar. SIpas Elmi Azirit nga kjo parti, ASH do t’i respektojë procedurat e nevojshme, ndërsa ligjin do ta propozojë edhe me procedurë të rregullt, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të njejtin ta propozojë grupi parlamentar i ASH-së e jo ministri i tyre, shkruan InfoShqip.

“VMRO akuzonte se nga amnistia përfitojnë më shumë shqiptarët. E vërtetë, sepse burgjet janë plot shqiptarë nga koha e VMRO-së” deklaroi Elmi Aziri.

Ai më tej vazhdon duke thënë se: Histeria publike e krijuar nga rrjetet sociale e nxitur nga VMRO, se ky ligj do ti amnistojë më shumë shqiptarët dhe ne themi po, se pjesa dërmuese e tyre janë shqiptarë qe kur ka qenë në pushtet VMRO-ja, e ky ka qenë kurthi që pati ndikim në opinionin publik dhe në këtë rast LSDM mbajti llogari për perceptimin në opinion nga votuesit se sa realisht për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve për ta sanuar gjendjen në burgje, përfundoi Aziri./InfoShqip.com

Video:

You may also like