“Azilkërkuesit drejt Ruandës”, Apeli rrëzon Gjykatën e Lartë britanike

by admin
Spread the love

Anulohet vendimi i muajit dhjetor të vitit të kaluar i Gjykatës së Lartë, sipas të cilit, azilkërkuesit e huaj në Britaninë e Madhe do të largoheshin në Ruandë.

Gjykata e Apelit arsyeton se vendimi në fjalë është i paligjshëm, derisa të bëhen ndryshime në sistemin e azilit atje.

Por pse humbi qeveria britanike?

Lordi Burnett i tha gjykatës se dy nga tre gjyqtarët arritën në përfundimin se mangësitë në sistemin e azilit në Ruandë nënkuptonin se ekzistonte një “rrezik real” për azilkërkuesit dhe më pas të përballeshin me persekutim ose ndonjë tjetër trajtim çnjerëzor atje.

Sipas BBC, pas marrjes së vendimit, ka reaguar edhe vetë qeveria e Ruandës, e cila ka kundërshtuar vendimin e gjykatës. Për këtë çështje, ka folur zëdhënësja e qeverisë së Ruandës, Yolande Makolo.

“Ne e kundërshtojmë vendimin që Ruanda nuk është një vend i sigurt për azilkërkuesit dhe refugjatët. Ruanda është një nga vendet më të sigurta në botë dhe ne jemi njohur nga UNHCR dhe institucione të tjera ndërkombëtare për trajtimin tonë shembullor të refugjatëve. Ne japim një kontribut të rëndësishëm në trajtimin e ndikimeve të krizës globale të migracionit. Ruandezët e dinë se çfarë do të thotë të detyrohesh të ikësh nga shtëpia dhe të bësh një jetë të re në një vend të ri. Si shoqëri dhe si qeveri, ne kemi ndërtuar një mjedis të sigurt, dinjitoz, në të cilin migrantët dhe refugjatët kanë të drejta dhe mundësi të barabarta si ruandasit”, tha zëdhënësja e qeverisë së Ruandës, Yolande Makolo.

You may also like