AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/6/2022

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LISBONË (Portugali) – Konferenca e OKB-së për oqeanet.

BELFAST – 10-vjetori i shtrëngimit të duarve mes mbretëreshës Elizabeth II dhe Martin McGuinness, ish-udhëheqës i Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA).

MADRID (Spanjë) – Votim në parlament për përdorimin e kanabisit mjekësor.

VJENË (Austri) – Vizita e mbretit Willem-Alexander dhe mbretëreshës Maxima të Holandës.

LONDËR (MB) – Deputetët do të shqyrtojnë projektligjin që sfidon statusin e Irlandës së Veriut pas Brexit.

BRANDENBURG AN DER HAVEL (Gjermani) – Argumentet e mbrojtjes në gjyqin e një ish-rojeje të një kampi nazist.

MOSKË (Rusi) – Seanca paraprake e basketbollistes amerikane Brittney Griner, e akuzuar për trafik droge.

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë për shtyp e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, përpara samitit të Madridit.

PARIS (Francë) – Konferencë për shtyp e Amnesty International mbi juridiksionin e drejtësisë franceze për të gjykuar krimet e luftës në Ukrainë.

LISBONË (Portugali) – Përfundimi i gjyqit të 27 anëtarëve të një grupi neo-nazistësh të akuzuar për sulme ndaj homoseksualëve, emigrantëve dhe aktivistëve komunistë.

SINTRA (Portugali) – Forumi vjetor i BQE-së mbi temën e sfidave aktuale ndaj politikës monetare, me një fjalim të presidentes Christine Lagarde.

KOPENHAGEN (Danimarkë) – Raporti i Agjencisë Evropiane të Mjedisit mbi kanceret dhe mjedisin.

LONDËR – Tenis – Turnetë e Grand Slam – Turneu ATP Wimbledon./ a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/6/2022 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like