AXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/3/2024 – ATSH –

by admin
Spread the love

BOTA – Dita Ndërkombëtare e Lumturisë.

BOTA – Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë.

XHEDAH (Arabia Saudite) – Vizitë e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

UASHINGTON (SHBA) – Konferencë për shtyp nga kryetari i FED-it, Jerome Powell, pas mbledhjes së Komitetit të Politikës Monetare.

KIEV (Ukrainë) – Vizitë në Ukrainë nga një delegacion i qeverisë së Afrikës së Jugut.

BRUKSEL (Belgjikë) – Samiti vjetor i linjave ajrore për Evropën (A4E).

LUBLANË (Slloveni) – Vizitë e presidentit polak, Andrzej Duda.

FRANKFURT (Gjermani) – BQE – Fjalimi i presidentes Christine Lagarde gjatë një konference vjetore mbi BQE dhe vëzhguesit e saj.

OSLO (Norvegji) – Çmimi ”Abel” në matematikë.

BRUKSEL (Belgjikë) – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pret shefin e OKB-së, António Guterres.

BERLIN (Gjermani) – Kancelari Olaf Scholz para parlamentit përpara një samiti të BE-së.

PRAGË (Republika Çeke) – Vizitë e ministrit të Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski.

LISBONE (Portugali) – Presidenti pret fituesin e zgjedhjeve legjislative të 10 marsit, liderin e Aleancës Demokratike të qendrës së djathtë, Luis Montenegro./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like