AXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/02/2024

by admin
Spread the love

MYNIH (Gjermani) – Konferenca e Sigurisë.

STRASBURG (Francë) – Tubim para Këshillit të Evropës për 25-vjetorin e arrestimit të liderit kurd të pavarësisë, Abdullah Ocalan.

BOTA – Publikimi mbarëbotëror i lojës ”Skull and Bones” nga studio ”Ubisoft”.

MELBURN (Australi) – I pari nga shtatë koncertet e Taylor Swift si pjesë e turneut ”Eras”.

MOSKË (Rusi) – Gjyqi i ri i Oleg Orlovit, figurë ruse në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

BUDAPEST (Hungari) – Demonstratë kundër faljes presidenciale dhënë bashkëpunëtorit të një të dënuari pedofil.

LOS ANXHELES (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – Ceremonia e çmimeve të Kinematekës Amerikane për aktoren britaniko-amerikane Helen Mirren.

MIAMI (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – Një ish-diplomat amerikan i akuzuar për spiunazh për Kubën del në gjykatë.

BEJRUT (Liban) – Deklaratë televizive e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

ADIS ABEBA (Etiopi) – Vizitë e presidentit brazilian Lula.

AKRA (Ganë) – Parlamenti voton ligjin antiLGBTQ./ a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/02/2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like